Balla: Basha ka kontribuar në hartimin e dosjeve të paqena kundër krerëve të UÇK

19/11/2020 21:51

Numri 2 i PS, Taulant Balla tha se kreu i PD ka kontribuar në hartimin e dosjeve të paqena kundër krerëve të UÇCK.

“Në 25 prill kemi zgjedhje dhe kandidat janë Rama nga PS ndërsa nga opozita janë Basha, Meta , Monika si ta ndajnë ata.
Dhe dihet që Basha në 99′ ka punuar si përfaqësues i marrjes së deponimeve dhe në këtë moment një nga dëshmitarët i ka dorëzuar një dëshmi.

Nëse unë do isha Basha, do thoja po kam qenë , kam marrë në pyetje në Kukës 700 shqiptarë pastaj me ngritjen e UNMIK bërë këto gjëra.

Basha është një person që ka kontribuar në hartimin e dosjeve të paqena kundër krerëve të UCK , në mënyrë antishqiptare ka kontribuar në këtë histori paqenë. Ndërmjet Bellanicës dhe Bashës, besoj Bellanicën.

Basha duhet të shprehet për këto. Basha për çështjen e Bellanicës gënjen , dhe është përplasur dhe nëpër zyra dhe se ka pritu njeri.
në Kosovë e dinë të gjithë se Basha ka qenë pjesë e organeve represive te UMNIK”, tha Balla.

Top Channel