Sokol Cikalleshi ishtë pa dyshim ndër më të mirët në fushë ndaj Bjellorusisë jo vetëm për golat e shënuar. Sulmuesi kavajas tregohet modest kur pyetet për rekordin e Erjon Bogdanit.

Golat me Kombëtaren: “Sot ishte një ndeshje që duhet fituar dhe duhet të shënonim sa më shpejt. Jam në një moment të mirë si te Kombëtarja dhe në Turqi. Po punoj fort të mbaj këtë rritëm. Duhet të bëj dyfishin e punës, dyfishin e përqendrimit për të qëndruar në këtë nivel. Ky grup ka qenë me ekipi poshtë nivelit tonë. Vetëm Bjellorusia është ekip që duhet të vlerësohet maksimalisht.

Rekordi i Bogdanit: Është një objektiv për të ardhmen, por jam akoma larg. Respekt maksimal për Erjonin. Një nga sulmuesit më të mirët të Kombëtares. Jo pa meritë e mban atë pozicion. Do të kisha mundësi më të mëdha për të shënuar me këto ekipe. Do të vazhdoj të jem i përqendruar për ta mbajtur këtë nivel. Duhet të vazhdoj kështu. Bogdani është nga ata persona që do të jetë i kënaqur për cilindo që do ta arrijë apo di t’i afrohet rekordit të tij. Po luftojmë për të mundur më të mirin.

Forma sportive: Futbolli ka ulje dhe ngritje. Jam në moment të mirë. Duhet të qëndroj me këmbë në tokë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA