Numri i të vdekurve në gjithë Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në mbi 53.274, me një rritje prej 529 viktimash gjatë 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 19.609 infeksione të tjera gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur numrin e rasteve në 1.430.341.

Vendi ka kryer 283.368 teste gjatë ditës së fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve ka shkuar në 36.797.786.

Aktualisht, 16.271 pacientë po trajtohen në spitale, kurse 1.420 prej tyre gjenden në njësitë e kujdesit intensiv.

Nga 5 nëntori, në vend ka hyrë në fuqi një karantinim kombëtar, me të cilin u kufizua dalja në rrugë dhe u mbyllën bizneset jothelbësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA