Në kohën kur ishte në krye të bashkisë, Basha kontraktoi një kompani monopol për diferencimin e mbetjeve për riciklim, në landfillin e Sharrës. Subjekti në fjalë, i quajtur “Grin”, kishte lidhje të afërta me kunatin e tij Erjon Isufin. Kompania kishte drejtues ligjor shtetasin Oliver Shtyllën.

Ndërkohë kompania tjetër “Albanian Company of General Services” me pronar Dionis Teqjan, ishte ajo që kryente riciklimin e mbetjeve të diferencuara nga “Grin”.

Në këshillin mbikqyrës të kompanisë së Teqjas ishte anëtar edhe kunati i Bashës, Erjon Isufi.

Biznesmeni Dionis Teqja, është pronar i kompanisë Megatek, ku rezultonte sërish anëtar i këshillit mbikqyrës Erjon Isufi. Në Megatek, ishte i punësuar edhe shtetasi Oliver Shtylla, i njëjti që figuronte administrator i kompanisë që bënte trajtimin e mbetjeve në Sharrë.

Top Channel