Të gjithë këta nxënës në këtë sallë janë maturantë, që po plotësojnë formularin për Maturën Shtetërore 2021.

Mes tyre janë binjakët Ildesi dhe Kevini.

Ildes Lamaj: Unë do studioj Biznes në Turqi. Ka më tepër mundësi atje.

Kevin Lamaj: Unë do studioj në Shqipëri, për Inxhinieri Telekomunikacioni. Mendoj se ka treg pune. Bachelorin këtu, por Masterin jashtë.

Almir Gjata, Administrator: Tirana ka 3 ditë kohë, nga sot deri në 19 nëntor për plotësimin e formularit të Maturës 2021.

Qarqet kanë kalendarë të ndryshëm.

Formulari mund të plotësohet edhe nga shtëpia, por gjithsesi duhet firma e administratorit në shkollë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA