Një grua në Kanada e cila kishte ndihmuar një mace rruge në nevojë, u surprizua kur macja u kthye në derën e shtëpisë së saj bashkë me familjen e mrekullueshme të këlyshëve qe kishte lindur.

Gruaja e njohur si Lisianne kishte ndihmuar macen kur ajo ishte shtatzënë, dhe ajo u kthye në shtëpinë për të provuar jo vetëm që kishte mbijetuar, por kishte lindur një familje me këlyshë të bukur.

Lisianne kishte krijuar një lidhje me felinin që e kishte parë disa herë në kopshtin e saj. Ajo e ushqente dhe e përkëdhelte, madje i kishte vënë një emrin Usagi, që do të thotë lepurush në japonisht.

Lisianne shpejt nisi të vërente se Usagi po rritej në masë, dhe vriste mendjen nëse ishte sepse po i jepte shumë ushqim.

Por shpejt u kuptua se Usagi nuk po trashej prej ushqimit, por sepse ishte shtatzënë.

Pak më vonë felini lindi këlyshët e saj, dhe një nga një i solli në derën e shtëpisë së Lisianne. Usagi kishte lindur gjashtë bebe në total.
Pesë bebe ishin njëlloj me njëra-tjetrën, të zeza leshatore. Tre ishin femra, Taylor, Tynie e Tyana, dhe dy meshkuj Tales e Tito.

Të gjithë këlyshët vuanin nga probleme në frymëmarrje por tashmë po marrin mjekime. Veterinerët thonë se nisë trajtimet tamam në kohë për të parandaluar problemet e mëtejshme.

Lisianne vendosi të mbante nënën mace duke u bërë ‘nëna’ e saj e përhershme, një shoqe e saj adoptoi një nga këlyshët, kur se pesë të tjerët janë në kujdesin e qendrës së kafshëve Chatons Orphelins.

Postimet e saj Facebook priten gjithnjë me vlerësime të shumta nga dashamirësit, që i quajnë shpesh maçokët “të mrekullueshëm” ose “pantera të vogla”.

FOTO GALERI
1/5
Gruaja e njohur si Lisianne kishte ndihmuar macen kur ajo ishte shtatzënë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA