Konfirmohet me Covid-19 shefja e epidemiologjisë në Shkodër
17/11/2020 11:00
Konfirmohet me COVID-19 shefja e epidemiologjisë në Shkodër Dhurata Hysa.
Pas 8 muajsh pune intensive në luftën ndaj COVID-19 dhe trajtimin e qindra rasteve të qytetarëve tashmë edhe vetë shefja e epidemiologjisë ka rezultuar pozitive ndaj COVID-19.
Hysa është izoluar në banesën e saj për të zbatuar protokollin e sigurisë.
Sipas burimeve, shefja e epidemiologjisë është në një gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma, por pasi ka bërë tamponin ka rezultuar pozitive.
Top Channel