Kjo karte identiteti nuk do te jete domosdoshmërish elementi i vetëm i sigurisë ditën e votimit. Per te shmangur nje nder fenomenet me te njohur zgjedhore ne Shqipëri, votimin familjar apo përmes kartës se tjetrit do  te përdoret per here teknologjia ne zgjedhje.

“Ate c’ka ka bere komisiomi i qendres  se votimit, pra identifikimin manual me ane te kartes se identitetit apo pasaporte dhe nga ana tjeter listes se zgjedhesve do ta beje tashme pajisja identifikimin elektronik dhe komisioni i qendres se votimit ka mundesi qe te te shohe foton qe do te shfaqet ne ekran te secili votues. Pasi te jete konfirmuar zgjedhesi do te nenshkruaje elektronikisht me ane te shenjave te  gishterinjve dhe me pas do i jepet fleta e votimit”.

Pajisjet biometrike janë parashikuar për te dhëne me shume siguri,  pasi historia ka treguar se pala humbëse ka kontestuar rezultatin. Lealba Pelinku nenkomisionere e  KQZ-se e mandatuar per zbatimin e teknologjisë ne zgjedhje parashtron garancitë e sistemit.

“Kur votuesi nuk i tako asaj qendre votimi sinjalizohet, dokumentohet dhe zgjedhësit i tregohet se cila është  qendra e votimit te  ku ai është i regjistruar dhe rasti i dyte kur paraqitet po ne ate qendrës votimi per te dytën apo per te treten here, sinjalizohet menjëherë”.

Pajisjet nuk janë te lidhura ne rrjet duke pamundësuar ndërhyrjet nga jashtë. Por,  nuk  verifikojnë  ne kohe reale nëse nje zgjedhës voton dy here.

“Por, me pas ajo cka do te beje sistemi është kryqezimi i te dhënave, pra është lehtësisht e verifikueshme se cili dhe ku është kryer shkelje  e kodit zgjedhor gje, e cila përben dhe vepër penale”.

Top Channel