“Flasim për ujë të pijshëm, kur bota po shkon në Hënë”/ Rama-kritikëve: Trashëguam depo të viteve ’60

17/11/2020 11:27

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ku po flet për infrastrukturën në ujin e pishëm thotë se “128 kantiere të hapura nga veriu në jug, të cilat do të garantojnë 24 orë ujë të pijshëm në 52 zona urbane të vendit në vitin 2021 dhe 70 kantiere të tjera që do të hapen brenda pranverës, për ta shtrirë furnizimin 24/7 në mbi 200 zonat më të populluara rurale në vitin 2022”.

Ai tha se: Në vitin e ardhshëm, 55 zona të mëdha urbane të vendit, në vitin 2022 edhe në mbi 200 zona më të populluara të vendit, do të kemi këtë infrastrukturë. Shumëkush që ndjek faqen time dhe që përfaqëson një kategori të caktuar të opinion publik, ngre pyetjen herë me ironi dhe herë në formë habitore, se si ka mundësi që akoma flasim për ujë të pijshëm, kur bota po shkon në hënë. Bota ka shkuar në Hënë me kohë, por në sistemin tonë të ujësjellësve, kemi një pasqyrë shumë të posaçme në raport me botën por jo me rajonin. Rrjetet e trashëguara janë të trashëguara që në vitit ’60. As në komunizëm nuk është garantuar uji 24 orë, apo në çdo pikë banimi të Shqipërisë. Për më tepër, ne për 25 vjet, pas rënies së komunizmit, kemi filluar të prekim një sistem furnizimi me ujë, ku kemi pasur dhe akoma sot aty ku vazhdon puna, ka depo dhe tubacione të viteve ‘60-70.

Top Channel