Fëmijët duhet të bëjnë disa punë të vogla në shtëpi.
Ekspertët thonë se duke nisur nga buka e tyre apo sistemimi i lodrave të gjithë duhet të angazhohen pa dallim gjinie. Kjo do të nxiste të menduarit zgjidhjen e një problemi, pavarësinë dhe rregullin.
“Që kur janë 3 vjeç duhet që të bëjnë punët e veta, me rregullu këpucët, rrobat e veta”, thotë një prind.
Ekspertja tha se që të vegjël fëmijët duhet të ndihmojnë prindërit duke rregulluar gjërat e tyre.
“Fëmijët edhe shumë të vegjël duhet të ndihmojnë me mbledhjen e rrobave, palosjen e rrobave dhe procese të vogla që kanë lidhje përgatitjen e ushqimet. ai do të jetë një i rritur që do të ndihet më i sigurt, më i hapur. Prindërit nuk duhet të mendojnë se ai mësohet kur shkon 15 vjeç, por kjo gjë mësohet gradualisht”, tha ekspertja.
Top Channel