Antonio Cassano nuk stepet të thotë mendimin e tij asnjëherë, as në rastet kur bëhet fjalë për të kritikuar kampionatin italian, një trajner si Antonio Conte apo ish skuadrën e tij, Milanin.
Në një nga deklaratat më të fundit, ish sulmuesi i njohur barez u shpreh se e ka të vështirë të ndjekë për 90 minuta një ndeshje të Serisë A, ndërsa shtoi se Milani pa Ibrën është një skuadër për vendin e 10.
Seria A – Mes Premier Leagues dhe Serisë A ka një dallim total sa i përket ritmit dhe cilësisë së lojës. Nuk mundem ta shoh një ndeshje për 90 minuta, pasi bëhet e mërzitshme, përtej faktit që luhet edhe pa tifozë.
Gara për titull – Juventusi po gabon shpesh, por mbetet ende favoritja kryesore për të ngritur lart titullin e 10 radhazi.
Inter – Në letër duhet të jetë rivali kryesor i Juventusit, por Conte gjen shumë alibi. Thotë që skuadra luan mirë, por unë nuk po e shoh lojën e mirë. Janë një skuadër e varur nga Lukaku, që bën repart i vetëm dhe kur mungon, skuadra vuan shumë. Unë nuk jam fans i Lukakut, por në këtë kampionat ai po shënon 30 gola në sezon. Juventusit të Contes ishte e vështirë t’i gjuaje në portë, ndërsa Handanoviç po pëson në çdo ndeshje dhe trajneri nuk ndryshon asgjë. Nëse vendos Eriksen para mbrojtjes, alla Pirlo, mendoj se do të ndryshonte tërësisht skuadrën. Problemi është se ai nuk e sheh dhe më vjen keq pasi bëhet fjalë për një futbollist shumë cilësor.
Milani – Ibra është shumë i fortë dhe shumë lart teknikisht, mbi të gjitha, po u mban kokën në vend 20-vjeçarëve. Pa të në fushë, Milani është një skuadër për vend të 10, pa kokë dhe pa bisht.
Top Channel