Kreu i Grupit Paralamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklaratë për mediat është shprehur se kryetari i PD-së Lulzim Basha me heshtjen e tij në lidhje me akuzat e masakrës së Krushës po konfirmon të vërtetën.

Ai thotë se vendi ynë e ka për detyrë që pas aktakuzave ndaj ish-liderëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e Hagës të mbledhë të gjitha faktet e të nisë një betejë ligjore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Balla theksoi se duhet të ngrihet një grup i posaçëm që të gjejë, verifikojë e kontrollojë të gjitha dëshmitë në lidhje me këtë çështje që prek edhe shqiptarët.

“Nuk gjej dot shpjegim se përse analistët e Bashës duan të bindin njerëzit se është sqaruar. Fajtorët e vërtetë ende nuk janë ndëshkuar. E dyta që duhet sqaruar që ka të bëjë me nevojën që na ka çuar në bindjen për ta institucionalizuar pa dashur të intervenojmë në kompetenca të posaçme, duhet një komision që të mbledhë prova. Duhet kuptuar qartë që para se të ngrihet akuza kundrejt komandantëve të UÇK-së të gjithë kemi besuar se historitë e Netlfix që kanë ndodhur atje ishin sqaruar një herë e përgjithmonë. Këto akuza zgjojnë përgjegjësi morale institucionale të Shqipërisë. Ndjen përgjegjësinë për rezolutën e KiE ku biem dakord që kësaj godine e këtij institucioni, s’besoj se ka më turp që përfaqësuesi i parlamentit, kryetar i asaj mazhorance, bëhet fjalë për një qëndrim institucional të asaj mazhorance. Pra vota e 25 janarit të 2011 s’ka qenë personale, por e mazhorancës, koalicionit PD-LSI. Basha ka një çështje të karakterit moral në këtë situatë dhe në asnjë moment nuk është objekt i punës sonë, me heshtjen e tij historike thjesht dhe vetëm konfirmon të vërtetën”, tha Balla.

Ai shprehet se UÇK dhe Shqipëria nuk janë përfshirë në krime lufte, pasi gjithmonë kemi qenë një vend i pushtuar nga shtete të tjera.

“Shpresoj që çështja e shtëpisë së verdhë është sqaruar, por mendoj që të gjitha këto duhet të mblidhen. Edhe Kukësi e Hasi kanë po të njëjtin hetim, në këtë këndvështrim Shqipëria duhet të sqarojë dhe mbledhë faktet për të nisur edhe një betejë në Asamblenë Kombëtare të Evropës. Është jetike përmbledhja e këtyre fakteve, në të gjitha institucionet duhet të dalim të përfundim se nuk janë bërë krime lufte. Mos i jepni zgjidhje Lulzim Bashës që do të fshihet pas gishtit. A mund të më thotë dikush se përse shqiptarët duhet të besojnë Bashën e jo Bellanicën? Pse Bashën e jo komandant Gashin? Kur Bellanica nuk ka dalë sot. Basha e ka gjithë hapësirën e nevojshme që të dali e sqarojë çështjen që ka evoluar, nuk komentoj deklaratat e askujt dhe vetëm dua të shpreh që kjo i takon vetëm atij. Juve ende se keni kuptuar se ajo që kërkon dhe thotë Milaim bëhet fjalë për një material 45 minuta që në momentin kur serbët mbërritën e deri në datën kur ikën. Zbardhja e krimeve në Krushë ka të bëjë me lidhjen e ekzekutorëve dhe atyre që janë të masakruar. Ajo që ka lodhur në Krushë ende nuk ka një sqarim nga Serbia, që ndodhi në mars 1999. Bashkë me 60 banorë të tjerë një mendimtar i çmuar është çuar në Serbi dhe nuk dihet edhe sot e kësaj dite se ku është. Kosova ka agjendën e saj dhe ne do të ndihmojmë. Si  mundte një dhomë që të ngrejë akuza të krimeve që kanë ndodhur në Shqipëri, çdo ngjarje që ndodh në  Shqipëri, jam i bindur se nuk ka pasur krime lufte nga UÇK dhe as në Shqipëri e në territorin e Kosovës, të gjitha duhen mbledhur dhe të jenë mbrojtje e moralit të Shqipërisë. Se kurrë nuk kanë bërë luftë për pushtim. Shqipëria duhet të marrë një hap të rëndësisë kundrejt gjithë zbardhjes së baltës që janë mundur të hedhin mbi luftën çlirimtare të Kosovës”, tha Balla.

21 vite më parë Krusha e Madhe u bë dëshmitare e një prej masakre të paprecedent në historinë e Europës Moderne. Një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATOS ndaj Serbisë, në atë vend më 24 mars të vitit 1999, forcat serbe që kishin rrethuar fshatin gjetën grupe familjesh krushiane prej të cilave ekzekutuan 243 persona, 63 prej tyre ende nuk u janë gjetur trupat.

Ndërsa Milaim Bellanica, arriti të filmonte masakrën e Krushës së Madhe dhe akuzon Lulzim Bashën se ia ka marrë ai atë kasetë.

Top Channel