Tragjike në Sarandë/ 54-vjeçari gjen vdekjen nga zjarri i rënë në banesën ku jetonte me qira
16/11/2020 20:04
Sarandë- Një 54-vjeçar ka gjetur vdekjen nga flakët e rëna në banesën ku jetonte në qytetin e Sarandës.
Sipas policisë ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 18:30, në lagjen nr.1, Sarandë, ku ka marrë flakë banesa e shtetasit V. S. i cili aktualisht ndodhet në Greqi.
Si pasojë e flakëve ka humbur jetën shtetasi S.K., 54 vjeç, i cili jetonte me qera në atë banesë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.11.2020, rreth orës 18:30, në lagjen nr.1, Sarandë ka marrë flakë banesa e shtetasit V. S. i cili aktualisht ndodhet në Greqi, si pasojë e flakëve ka humbur jetën shtetasi S.K., 54 vjeç, i cili jetonte me qera në atë banesë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel