Pse votoi PD pro hetimit të UÇK-së? Analisti: Politika shqiptare e blerë nga sllavët, ne u shitëm

16/11/2020 21:20

Në studion e emisionit “Open” po flitet mbi situatën politike në Kosovë, ku ish-eksponentët kryesorë të UÇK-së kanë dalë para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës.

Lidhur me këto zhvillime, analisti Frrok Çupi tha se politika shqiptare në tërësi u shit ndaj sllavëve, të cilët sipas tij kanë monopolizuar shumë gjëra, ku përfshiu armët dhe naftën.

“Besoj që mund të themi që shqiptarët të përkëdhelur nga koha, situatat dhe superfuqitë kam përshtypjen që festuan shumë gjatë, humbën vëmendjen punën dhe një ditë prej ditësh ranë në infioritet ndaj sllavëve. Sigurisht një votim në Këshillin e Evropës, unë nuk e cilësoj si tradhti nga PD-ja, por çështja është që kanë vepruar me kaq pa përgjegjësi dhe kanë një lidhje me pikëpamje, filozofi, ide që nuk i përshtaten interesave të kombit. Vota është një nga pikat që sllavët kanë fituar mbi ne. Ne faktet që kishim i kemi zhdukur dhe kjo është shumë e rëndë për politikën aktuale atë kombit, për atë që ka ndodhur. Meqenëse po qëndroj tek ideja e blerjes së sllavëve, shqiptarët politikanë si në Kosovë dhe Shqipëri. Vota ndaj Këshillit të Evropës e ka rrënuar UÇK-në edhe autoritetin e superfuqive në raport me shqiptarët. Unë nuk shkoj në idenë që blerje në dorë. Por gjatë gjithë kohës, që prej 92-it ka kryer ide në favor të sllavëve. Ata kanë në dorë trafikimin e armëve, grindjet politike me përçarje. Kanë në dorë që në Shqipëri u burgosën heronjtë më të lavdishëm të Kosovës. Shkojmë dhe më tutje, një prej themeluesve të UÇK-së, Remzi Hoxha është zhdukur në Shqipëri. Këto janë reflektim i një infioriteti shumë të madh të politikës shqiptare ndaj sllavëve”, tha Çupi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA