Analisti Enton Abilekaj dhe publicisti Fahri Balliu, e cilësuan si të rremë dëshminë e dëshmitarit të Krushës, Milaim Bellanciës, i cili ka deklaruar se kasetën me filmimet e masakrës së Krushës së Madhe ia ka dorëzuar kryetarit të opozitës Luzim Bashës.
Sipas Abilekajt dhe Balliut, dëshmia e Bellanicës bie poshtë sepse nuk ka logo dhe uniform të Gjykatës së Hagës apo UMNIK-ut, ashtu siç pretendon Bellancia se i është paraqitur Lulzim Basha. Ndërkohë, gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, me anë të një komunikimi që pati me një koleg në Kosovë, zbuloi se në vitin 1999 në Kosovë ka qenë një mision që njihej me emrin UN (United Nations), e cila vëzhgonte masakrat e luftës dhe eksodin e emigrantëve drejt Shqipërisë.
“Dua të sqaroj çështjen e logos. Një koleg gazetar nga Kosova më thotë që në vitin 1999 në Kosovë ka qenë një mision që quhej UN. Pra vëzhgonte luftimet dhe fluksin e emigrantëve që shkonin drejt Shqipërisë”, u shpreh Veliu.
Top Channel