Milaim Bellanica i pranishëm në emisionin Open në Top Channel ka thënë se ka një mllef për kreun e PD-së Lulzim Basha, pasi sipas tij ky i fundit i ka premtuar në 1999 që do ta largonte nga Shqipëria por nuk e ka mbajtur premtimin e tij.
Bellanica ka filmuar masakrën e ndodhur në Krushë të Madhe nga serbët dhe pretendon se videon ia ka dorëzuar Lulzim Bashës, në besim të plotë, pasi ky i fundit i kishte premtuar se do ta çonte në Gjykatën e Hagës. Sipas Bellanicës në këmbim, Bashës i kishte kërkuar që ta largonte nga Shqipëria, ndërsa vetë Basha i kishte premtuar një gjë të tillë që do ta bënte të mundur.
“E akuzoj Bashën vetëm se nuk ka nejt në premtimin që ka bërë. I kërkova me më largu nga Shqipëria. Më tha se Gjykata nuk largon njerëz, por më ka thënë se me BBC do e bëjmë të mundshëm me të largu. I kam thënë se Babën, vëllanë e kam në gjermani. I kam shkru adresën. Kaseta nuk ka qare pa dal në skenë dhe në opinion,. Por premtimin, që e ka bo. Se kemi me e bo të mundshme për të më bashku me familjen. Ne kemi me e gjet dhe me të largu. Për këtë arsye e kam atë mllefin me Bashën. Vetë më ka thënë se është Lulzim Basha nuk i kam kërku unë.”
Top Channel