‘I besova kasetën’/ Bellanica në ‘Open’: Basha me 13 persona të tjerë me emblemën e Gjykatës së Hagës

16/11/2020 21:55

Milaim Bellanica personi që filmoi masakrën e ndodhur në Krushë të Madhe, i ftuar në emisionin Open në Top Channel, i ka qëndruar dëshmisë së tij, se kasetën me pamjet filmike të masakrës ia ka dorëzuar Lulzim Bashës.

Ai më tej ka shtuar se Basha i ka thënë se do ta ndihmonte dhe se në duart e Gjykatës së Hagës, kaseta do të ishte më e sigurtë.

Eni Vasili: Keni deklaruar se një grup nga UMNIK ju ka kërkuar kasetën për masakrën dhe në atë grup thoni se ka qenë edhe Basha.

Milaim Bellanica: Atë  natë kur u dha për herë të parë nga BBC, për një orë e gjysmë ka zbrit helikopteri në banesën ku me ka çu, Dashamir Peza. Kanë qenë mbi 200 veta. Kanë zbrit 13 persona me uniforma dhe me emblemën e gjykatës së Hagës. Basha më ka thirr, Milaim Bellancia a je aty? U thash se kanë punë me mu, kam zbrit poshtë në kat të dytë. Dhe më tha a do bisedojmë për çështjen e luftës. Jemi ngjit në një sallon. Aty e kanë pru një mjet se kaseta ka qenë sa paketa e cigareve. E kanë marrë dhe kanë shiku. Me thanë kush të ka pagu me e bo ktë incizim. Basha drejtë përdrejtë me tha. I pari ka qenë Dashmair Peza që më ka thënë. U kam thënë se e kam bërë për familjen time. Që ta dinë cka bë armiku mbi popullin shqiptarë. U thash se më të largoni prej Shqipërisë, se më thanë se ke fituar shumë pare për këtë incizim mund të mendohej kjo. Njerëzit e kanë mendu. Unë i kam thënë edhe këtyre du me më largu nga Shqipëria. Lulzim Basha me tha se së bashku me BBC do të largojmë po të na japësh ne kasetën se ruhet më mirë në gjykatë të Hagës. Ka zgjat procedura deri nga ora 6 të mëngjesit.”

Milaim Bellanica: “Diku nga ora 9 të mbrëmjes, deri në orën 6 të mëngjesit ka zgjat. Ata më kanë shty me nënshkru deklaratën dhe marrëveshjen. Një ma kanë dhënë mu, por edhe kjo me ka humb. Gjithë natën, se ata nuk e kishin idenë se e kanë bo serbët atë. Nuk po bindeshin se serbët e kanë bo atë. Cka kam pa unë me sytë e mijë”

Vasili: Si e kuptuat që ishte Basha personi me të cilët po fliste?

“Është prezantuar dhe më ka thënë që se jam me prejardhje nga Peja dhe i lindur në Shqipëri. I besova kasetën.”

Abilekaj: Kaseta me 4 prill 1999 është transmetuar nga BBC?

Milaim Bellanica: Atë natë ka ardh UMNIK.

Abilekja: Por UNMIK është bërë më 10 qershor. Dhe nuk ka qenë Lulzim Basha fare aty. Ju thoni në 5 prill ku nuk ishte krijuar akoma.

Milaim Bellanica: “Basha ka thënë se jam student në Holandë. Jam marrë përkthyes i Gjykatës së  Hagës. Nuk më ka thënë i UNMIK. Me emblemën e Gjykatës së Hagës. E ka pas emblemën.”

Milaim Bellanica: “Në atë kohë ka ardhur midis Kukësit. Me emblemën e Hagës.”

Veliu: Në cilin vit ju për herë të parë e keni bërë publik faktin se kasetën ia keni dhënë Bashës?

Milaim Bellanica: “Kjo ka qenë mas BBC. Ka qenë maj për herë të parë që e ka marrë Lulzim Basha. Është edhe në gazetë. Për me u taku me Bashën jam taku në 2002.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA