E akuzojnë për dëshmi të rremë, Bellanica i kthehet analistëve: Basha ka qenë student dhe me uniformë të Gjykatës së Hagës

16/11/2020 22:20

Dëshmia e filmimi i një banori nga Krusha e Madhe, i quajtur Milaim Bellanica, i cili pretendon se filmimet e masakrës së serbëve në fshatin e tij ia ka dorëzuar kryetarit të opozitës Lulzim Basha, është temë diskutimi në studion e emisionit “Open”.

Bellanica i cili është i ftuar në emision përmes një lidhje direkte, u përplas me analistin Enton Abilekaj dhe publicistin Fahri Balliu. Dyshja, pretendon se Bellanica po bën një dëshmi të rreme, duke shtuar se nuk ka logo të Gjykatës së Hagës. Ndërsa nga krahu tjetër Bellanica tha se dëshminë e ka bërë me shpirt dhe ajo është bërë para disa viteve, ku ka deklaruar se Basha i është prezantuar si student dhe ka qenë me uniformë të Gjykatës së Hagës.

Filmimi i krimeve të serbëve ndaj kosovarëve në fshatin Krushë e Madhe dhe akuzat se kaseta e këtyre filmimeve i është dhënë kreut të PD-së, Luzlim Basha, është tema e diskutimeve në studion e emisionit “Open”.

Milaim Bellanica, i cili është dëshmitari i kësaj ngjarje dhe personi që ka filmuar krimet makabre, është përplasur me analistin Enton Abilekaj dhe Fahri Balliun, të cilët e kundërshtojnë, duke e akuzuar se po gënjen.

“Ndrysho dëshminë”, i është drejtuar Abilekaj Bellanicës, ndërsa Fahri Balliu iu drejtua duke i thënë se “po bën një masakër tjetër, duke ndërhyrë në politikën e të Shqipërisë”.

 

 

 

Abilekaj: Ajo kaseta në BBC është transmetuar më 4 prill  1999, UMNIKU kur ka ardhur te ju?

Milaim Bellanica: Atë natë

Abilekaj: Po UMNIK nuk ekzistonte në atë kohë, UMNIK ka filluar më 10 qershor në Kosovë, ju thoni 5 prill

Milaim Bellanica: UMNIK ka ardhur…

Abileka: Rregulloni dëshminë se ka një problem

Fahri Balliu: Ku e kuptove ti që ishte Basha, kur doli politikan?

Milaim Bellanica: Lulzim Basha e ka pasur kasetën në dorë, atij ja kam dorëzuar. Ka ardhur në Kukës me helikopter nga Tirana

Abilekaj: Po UMNIK ka filluar misionin për këtë në vitin 2000. Kjo është nj gënjeshtër

Milaim Bellanica: Lulzim Basha më ka thënë jam student në Holandë, kam ardhur përkthyes i Gjykatës së Hagës, nuk më ka thënë i UMNIK. Data ka qenë atë ditë që është transmetuar incizimi.

Eni Vasili: Nuk tha UMNIK-u, tha emblema e Gjykatës së Hagës

 

Muhamet Veliu: Në cilin vit ju për herë të parë e keni bërë publik faktin se këtë kasetë ja keni dhënë Lulzim Bashës?

Milaim Bellanica: Kjo ka qenë kur është transmetuar, pas BBC, më duket në majë të 1999. E kam deklaruar haptazi, me Lulzim Bashën kam takuar në vitin 2002.

Abilekaj: Nuk i jep të drejtë kjo të na thotë ne broçkulla

Veliu: Pop pse përmend Lulzim Bashën?

Abilekaj: Se këtë do sot politika

Fahri Balliu: Erdhi ky që punon atje është përkthyes, ky bëri filmimet, po pse do i merre Basha?  Sot tani kështu e do politika. Basha përmendet se është kryetar i opozitës

Veliu: Po nuk e ka përmendur vetëm sot

Fahri Balliu: Po prandaj po e politizojnë. Mos thuaj këtu dëshmi jo të sakta

Veliu: TCH është vënë në akuza të padrejtë nga Lulzim Basha

Fahri Balliu: Ai le ta thotë ndër vite, por autoriteti i kryetarit të opozitës nuk goditet me shpifje

Milaim Bellanica: Është transmetuar para 2 vitesh për Bashën në mediat e Kosovës. Lulzim Bash anë atë kohë ka qenë student, këto gjëra t’i flas me shpirt, ai ka qenë me uniformë të Gjykatës së Hagës

Abilekaj: Ça uniforme

Balliu: Bëre mirë që e filmove masakrën, por po bën një masakër tjetër duke ndërhyrë në politikën e Shqipërisë

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA