
Durrësi mbetet një nga qarqet me numrin më të lartë të të infektuarve me SARS-CoV-2, ndërsa strukturat spitalore po përballen me një fluks pacientësh që paraqiten në urgjencë me simptoma të Covid-19.
Pas triazhimit, pacientët orientohen drejt mjekut të familjes ose spitaleve Covid-19 në kryeqytet.
Dhomat e dedikuara për pacientët e dyshuar në urgjencën spitalore dhe repartin paliativ janë shtuar. Edhe infektivi me 40 shtretër po bëhet gati për të pritur pacientët në momentin që ministria e Shëndetësisë do të vendosë të hapen spitalet rajonale për trajtimin e këtyre të sëmurëve.
Vatrat kryesore të infeksionit janë ato familjare dhe në institucionet publike dhe jo publike, ndërsa një numër i lartë personash të karantinuar qëndrojnë në pritje të përgjigjes së tamponit.
Top Channel