Celebrimet Diwali; Qentë trajtohen si mbretër në traditën ‘Kukur Tihar’në Vietnam (Fotot)

16/11/2020 18:16

Njerëzit në Katmandu festuan dje ritualin e njohur si Kukur Tihar, ose ditën e adhurimit të qenve, në ditën e dytë të celebrimeve 5-ditore të festës së besimit hindu Diwali, që fokusohet në lidhjen mes njeriut dhe kafshëve.

‘Kukur Tihar’ është dita e adhurimit të qenve në Nepal, kur ata zbukurohen dhe ‘llastohen’ me ushqimet më të mira.

Festivali i qenve është pjesë e celebrimeve Diwali, të dritës dhe kafshëve, i cili nisi të premten me ditën kushtuar korbëve.

Sipas mitologjisë nepaleze, qentë besohet se janë mesazherët e Yamraj ose zotit të vdekjes dhe vetë festivali ka si objektiv të kënaqë këtë zot duke celebruar lidhjen mes njeriut dhe qenve.

Në ditën e Kukur Tihar, qentë zbukurohen me lule, ngjyrosen në ballë me tika-n tradicionale indiane dhe u ofrohet ushqim i mirë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel