110 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje më të rëndë

16/11/2020 09:48

110 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 88 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Ndërkaq, nga këta pacientë 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 110 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 88 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë fundjavës së fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 582 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore dhe nga këta 53 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA