Të gjithë e kanë të qartë që larja e duarve është mënyra më e sigurt për të ndaluar përhapjen e baktereve: rreth 80% e tyre përhapen vetëm prej duarve!

Pavarësisht se tani më shumë se kurrë çdokush përpiqet të ruajë higjienën për të parandaluar përhapjen e Covid-19, jo gjithnjë ka mundësi të bëhet siç duhet procesi i larjes së duarve.

Gjatë ditës, shkoni në shumë vende dhe një pjesë e tyre janë mbartësit kryesorë të baktereve. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mbani gjithmonë në çantë një alkool/dezinfektues për ta përdorur. Instituti i Shëndetit Publik thotë se 9 janë vendet më të rrezikshme e ku pa asnjë diskutim duhet përdorur dezinfektues.

FOTO GALERI
7/9
Klinikë mjekësore/ Të gjithë pacientët që shkojnë në një klinikë, diçka i shqetëson në shëndetin e tyre. Dikush mund të jetë duke u kollitur/teshtirë dhe padashur infekton sipërfaqet përreth, teksa ju jeni në pritje për vizitën me mjekun. Absolutisht s’duhet të qëndroni pa një produkt dezinfektimi me vete, por kujdes çfarë zgjidhni. Mos bini pre e mashtrimeve dhe brenda çdo parametri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA