Përmes një postimi në Twitter, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se me Ramën jemi të fundit në çdo fushë, teksa shton se do të sjellë një shpresë të re për vendin.

Duke publikuar një grafik për ndihmën ndaj ekonomisë në rajon, ku Shqipëria rendit e fundit, Basha shkruan:

“Me Ramën jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për ekonominë. Por jo dhe shumë gjatë! Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë financiarisht çdo familje shqiptare dhe do të sjellim shpresë të re për vendin”.

Top Channel