Nga Vlora, kryeministri Edi Rama sulmoi ashpër opozitën dhe presidentin Ilir Meta.

Sipas Ramës ata po ëndërrojnë katastrofën për të ardhur në pushtet, ndërsa shtoi se gjatë qeverisjes së tij Shqipëria ka pësuar një transformim të spitaleve dhe shërbimit shëndetësor.

“Natyrisht është e kuptueshme, i vë notën 10 kësaj opozite, sepse për vete shkon edhe më larg, ëndërron luftë, jo me Covidin, por me qeverinë, jo me armikun e padukshëm, por me shumicën që e ka kthyer në shënjestër, ëndërron të bëhet Vojo Kushi, mbi tankun imagjinar të një regjimi që në fakt është shtypës për Ilir Metën, sepse shtyp ëndrrën e tij për të vazhduar të sjellë vërdallë gjithë politikën shqiptare dhe Shqipërinë duke u hequr si i treti i vërteti gjithmonë, për t’iu ngjitur njërit nga dy të mëdhenjtë, për t’i lënë komplet përgjegjësinë dhe për të vazhduar të vjelë lopët, apo institucionet e kthyera në lopë, për qumështin e ndërmarrjes së Monikës”, tha Rama.

Top Channel