“Pse dua mandat të tretë”/ Rama: Do bëjmë më shumë, ndërsa Luli me “Leskon”, raki e qoftë do bëjnë ansamblin polifonik të…

14/11/2020 16:13

Kryeministri Edi Rama thotë se kërkon edhe një mandat të tretë për të vazhduar me punët që ka nisur, që sipas tij PD nuk mund ti bëjë dot.

“Opozita është siç ishte. Luli e Lesko do e bënin çorap këtë vend. Kemi bërë dhe do bëjmë për Vlorën e Shqipërinë. Ata e urrejnë qytetin. Ata urrejnë çdo gjë që lidhet me qytetin, urrejnë pastërtinë, urrejnë bukurinë. Saliu thoshte Bathorja është mrekullia e tetë e botës, vend ku nuk ka leje ndërtimi.

Do vijë Monika t’ju bëjë teqe të kuqe, që të shihni filxhan. Ne do të bëjmë edhe lagjet e brendshme të Vlorës, do bëjmë dy blloqe të mëdha në Çole dhe Kume. Në kohën e këtyre, të merrnin këpucar dhe të bënin infermier. Mësuesit grumbulloheshin nga Berisha”, tha Rama.

Top Channel