“Opozita, shpresat te katastrofa”/ Rama flet nga Vlora: Dy herë e kanë çuar Shqipërinë buzë greminës
14/11/2020 19:39
Qëndrimet e opozitës për situatën me Covid-19 kryeministri Edi Rama i cilësoi si një propagandë që e bëjnë ata që flasin e tregojnë një realitet që nuk është realiteti i spitaleve sot.
Shembullin për ta ilustruar këtë e solli nga spitali i Vlorës.
Vlonjatëve Edi Rama u tha se Shqipëria po vuan nga një pakicë e cila kërkon të vijë në pushtet duke shfrytëzuar pandeminë e Covid-19.
Presidentin Ilir Meta, kryesocialisti Rama e quajti një zëdhënës të zërit të fatkeqësisë.
Top Channel