Fotot/ 10 herët kur historia ka përsëritur vetveten

14/11/2020 17:26

Shkencëtarët thonë se historia kalon në disa etapa. Pra, ngjarjet që vëzhgojmë tani, tashmë janë shfaqur në të kaluarën dhe ka të ngjarë të dalin në të ardhmen. Kjo teori njihet si përsëritje historike.

Ja 10 shembuj të historisë që përsëriten në një mënyrë të çuditshme dhe të papritur.

FOTO GALERI
3/10
3.Gratë Luftëtare / Këto 2 vajza të reja udhëhoqën pjesë të ushtrive të tyre kombëtare dhe luftuan armikun për pavarësinë e vendeve të tyre amë. Zhan D'Ark ishte një heroinë e luftës franceze kundër perandorisë britanike në vitet 1420. Emilia Plater udhëhoqi trupat polake kundër Perandorisë Ruse gjatë kryengritjes së vitit 1830. Të dyja gratë u refuzuan fillimisht nga zyrtarët e ushtrisë dhe u detyruan të përpiqen shumë për të hyrë në ushtri. Që të dyja vinin nga familje fisnike, por jo super të pasura. Të dyja veshën rrobat e meshkujve për të qenë pjesë aktive e luftimeve. Gjithashtu, të dyja kishin një rol të rëndësishëm motivues për trupat dhe u konsideruan simbol i rebelimit. Për fat të keq, të dy heroinat vdiqën të reja. Ato janë përkujtuar nga kombet e tyre dhe kujtohen edhe sot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA