Dështojnë zgjedhjet/ Asambleja e Jashtëzakonshme e Peshëngritjes më 14 dhjetor, rikthehet Elez Gjoza

14/11/2020 12:49

Ka dështuar asambleja zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshngritjes, ku pas tërheqjes së presidentit aktual dhe njërit prej kanidatëve Theodhor Masllavica, e vetmja kandidate e mbetur ishte trajnerja nga Elbasani Eglantina Cuni.

Më parë komisioni zgjedhor i kësaj asambleje kishte përjashtuar edhe kandidatin, ish-presidentin Elez Gjoza i cili është shfaqur në këtë ditë zgjedhore. Nuk kanë munguar tensionet dhe tentativat për të prishur këtë asamble madje edhe me forcë.

Si rrjedhojë asambleja zgjedhore dështoi duke caktuar një Asamble të Jashtëzakonshme më 14 dhjetor dhe ku mes kadidaturave do të rikthehet Elez Gjoza përball Asim Belinovës dhe Kreshnik Lekës.

Top Channel