Ansu Fati do t’i mungojë Barcelonës për disa muaj për shkak të një dëmtimi, por në klubin katalanas nuk kanë dyshime për të ardhmen e ndritur të tij, ndaj kanë nisur punën për t’i rinovuar kontratën.

Sulmuesi me origjinë nga Guinea-Bissau, por i rritur në Spanjë, po thyen të gjithë rekordet dhe të radhës pritet ta vendosë pikërisht me pagën që do t’i ofrohet në kontratën e re me klubin e Barcelonës.

Kështu drejtuesit e klubit katalanas po planifikojnë t’i ofrojnë një kontratë të vlefshme deri në verën e 2025-ës dhe me një pagë prej 10 milionë eurosh neto në sezon, një shifër kjo e padëgjuar më parë për një futbollist 18-vjeçar.

Synimi i katalanasve është që të përfshijnë në kontratë edhe një klauzolë prishjeje për shifrën e 700 milionë eurove, duke blinduar kështu plotësisht një nga futbollistët më të talentuar në planet, i cili është gati të marrë stafetën nga ylli argjentinas Lionel Messi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA