Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar analisti Artur Zheji.
Teksa ishte duke folur për situatën politike në Shqipëri dhe debatet e fundit të krerëve më të lartë politik të vendit, Zheji tha se media do të jetë përcaktues në zgjedhjet e ardhshme. Më konkretisht sipas tij, Top Channel do të ketë një ndikim përcaktues në zgjedhje, ku theksoi ndër të tjera se mediat tanimë e kanë në filtër kryeministrin Rama.
“Unë në këtë panoramën medaitike shqiptare, mendoj që Top Channel është rikthyer si një influencer të dorës së parë pas disa luhatjeve që ka pasur. Rama kudo që shkon rrëmben audiencë maksimale. Ka disa raste që historia është cinike me fitimtarët. Winston Churchill mundi Hitlerin dhe jo opinionin e britanikëve, të cilët nuk e votuan. Është një ogur i mirë që Rama merr audiencë, por është e mirë që një ekran si Topi ka rilindur, më shumë se sa Shqipëria e kryeministrit. Nuk na dalin minutat e këtij emisioni, por në të gjithë botën efekti ekonomik i koronavirusit do të ketë -9 përqind, në vendet e zhvilluara, imagjino si do të jetë në Shqipëri. Gjendja ekonomike është e tillë, do të ketë një armik, kush është armiku? Ai që nxjerr realitetin. Kush merret me realitetin? Media. Rama do të donte t’i ngjante një muzike shoqëruese dhe ai të futej solo të këndonte dhe të kishte një orkestër që i bënte fresk. Media jo vetëm se e ka shpallur armik kryeministrin por e ka në filtër, sa më i hollë të jetë filtri aq më mirë është për vendin”, tha Zheji.
Top Channel