Në 24 Janar të viti të ardhshëm, skuadra e barcelonës do të ketë presidentin e saj të ri. Bordi drejtues i klubit “blaugrana”, që ka marrë në dorë vendimmarrjen pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeut, ka fiksuar muajin e parë të 2021 për zgjedhje e ardhshme presidenciale.
Tashmë mbeten për t’u njohur vetëm procedurat e votimit, që varen shumë edhe nga situata e rëndë që po kalon jo vetëm Spanja por e gjithë Europa për shkak të pandemisë së Coronavirusit.
Sipas sekretarit të përgjithshëm të “l’Esport”, Gerard Figueras, ekziston mundësia që të lihet më shumë se një ditë afat për procesin e votimit. Nga ana tjetër, votimi elektronik përjashtohet, pasi nuk parashikohet nga ligji i sporteve dhe gjithashtu i gjithë procesi do të përmbyllet brenda nëj dite.
Fushata elektorale për presidencën e një prej markave më të lakmuara në botë në futboll, parashikon spostimin e kandidatëve dhe mbledhjen e firmave. Kjo në kohë koronavirusi duket paksa e vështirë, por fakt mbetet që makina organizative blaugrana ka lëvizur për ti dhënë Barcelonës një president dhe imazh të ri, pas skandaleve të shumta e krizës së rëndë financiare me më shumë se 800 milionë Euro borxhe.
Top Channel