Vdekja e 20-vjeçares pas lindjes/ Reagon Spitali i Gjirokastrës: Pas ndërhyrjes pati komplikacione, pritet ekspertiza mjekoligjore

13/11/2020 10:52
Spitali Rajonal i Gjirokastrës

Spitali Rajonal i Gjirokastrës ka reaguar pas vdekjes së 20-vjeçares pas lindjes së djalit.

Sipas spitalit ajo e ka sjellë në jetë fëmijën shëndoshë e mirë por pas ndërhyrjes ka pasur kompikacione. Pritet që ekspertiza mjekoligjore të tregojë shkakun e vdekjes së të resë.

Reagimi i spitalit:
Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme. Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë. Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. Pritet të kryehet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen. Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA