Të jetosh me pensionin e gjyshes/ Historia e dy fëmijëve që mbetën pa baba dhe pa shtëpi në Laç

13/11/2020 12:24

Familja Lekaj nga Kurbini po jeton në mes të skamjes prej shumë kohësh por vështirësitë u shtuan kur kryefamiljari ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë dhe më pas shtëpia e tyre u bë e pabanueshme nga tërmeti I nëntorit të vitit që shkoi.

Luljeta tashmë i duhet të rrisë dy fëmijët e saj dhe nga pamundësia është rikthyer tek shtëpia e prindërve të bashkëshortit.

Prej dy muajsh kësaj familje i kanë hequr edhe ndihmën ekonomike.

Gjyshja e të vegjëlve mes lotëve kërkon që tu lidhet një pension sado i vogël të jetë.

Pensioni që të moshuarit kanë nuk mjafton as për ilaçe ndaj apeli i tyre është për ndihmë.

Top Channel