“SPAK hetim ligjit të metrologjisë”/ Kërkesa e Presidentit pasi dekretoi rrëzimin e ligjit

13/11/2020 15:31

Presidenti Ilir Meta dha disa argument se përse ligji për Metrologjinë nuk duhej miratuar.

“Ligji për Metrologjinë,  me përmbajtje të lartë  antikushtetueshmërie. Hartuesit  e këtij  ligji  duhet  të ndiqen  penalisht. Dëmton taksa paguesit,nuk duhej  miratuar Me  ligjin për  “Metrologjinë”,  krijuan  skemën për  qëllime  klienteliste”.

Sipas kreut të shtetit ky ligj ka nevojë urgjente për tu hetuar nga SPAK.

“Vura në  dijeni  SPAK-un,  të nisë menjëherë  hetimet SPAK-u  mund të  evidentojë  shkelje  edhe më  të rënda. Ligji  për “Metrologjinë” të hetohet edhe  të bëhet  shembull”.

 Kuvendi  miratoi  me 89 vota pro,13 kundër dhe 6 abstenim projektligjin për metrologjinë, i cili ka për qëllim shtimin e kontrolleve ndaj pompave të gazit dhe të naftës, në pikat e karburanteve. Kjo bëhet sipas qeverisë për të garantuar sasinë e naftës dhe gazit si dhe për të mbrojtur konsumatorët nga çdo shkelje që mund të kryhet. Por ligji i  miratuar nuk u dekretua nga presidenti Meta i cili ia ktheu kuvendit.

Top Channel