Kryeministri Edi Rama në fund të fjalë së tij në Fier edhe problemin e naftëtarëve, me të cilëta ka një takim sot pasdite.
Rama tha se nuk është gjetur ende një zgjidhe përfundimtare, por qeveria po punon për këtë, teksa tha se shkaktar të këtij problemi janë “Saliu dhe Iliri”.
“Do të takojmë naftëtarët sot për të mbyllur marrëveshjen me ta dhe për t’iu dhënë atyre atë që kemi detyrimin për t’ia dhënë. Janë në një situatë që nuk e kemi krijuar ne, e ka krijuar kompania, por atë kompani e ka krijuar Saliu bashkë me Ilir Metën dhe atë privatizim kriminal e ka bërë Saliu dhe jo ne, dhe naftëtarëve u them se sigurisht nuk mund të them që ne kemi arritur që të krijojmë kushtet që problemi i tyre të zgjidhet njëherë e mirë se nuk e kemi arritur. Le ta përfytyrojmë sikur sot të mos ishim ne, por të ishte Luli me Monikën, bashkë me Ilir dhe Saliun, se sa shanse kishin ata që të kishin në mbështetje një qeveri që do të vazhdojë që të punojë për një zgjidhje përfundimtare. Zero shanse,se aty i çuan ata që duan të kthehen prap. Nuk mund të pranohet ideja që të gjithë jemi njësoj”, përfundoi Rama.
Top Channel