Në Open në Top Channel është i ftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në pjesën e tretë të emisionit Rama, hodhi akuza të forta ndaj presidentit Ilir Meta.

Rama e quajti presidentin si një person që kërkon vetëm pushtetin.

“Ilir Meta nuk kërkon balancë mes pushteteve, ai kërkon pushtetin. Ilir Meta është drejtuesi i një ndërmarrjeje politike që kërkon të nxjerrë përfitime. Nxjerr përfitime duke iu bashkuar partisë së madhe dhe duke i lënë dhe përgjegjësi’- tha Rama.

Po flasim për presidentin e republikës- ndërhyri Eni Vasili.

“Presidenti ka një emër. Po flasim për Ilir Metën. Ai flet në intervuista i dehur. Totalisht i dehur. Atëherë pse të merremi më një që flet i dehur në intervista”- vijoi Rama.

Kryeministri hodhi poshtë mundësinë që PS të bëjë koalicion me LSI-në. “Partia Socialiste nuk ka asnjë shans që të bëjë koalicion me LSI-në atë ndërmarrje që është e degraduar tashmë. Votuesit e PD-së duhet ta kenë parasysh që nisen për të votuar planin me 5 pika dhe marrin paketë ortakërinë e ndëmarrjes dhe Saliun që Luli e ka në bark”- tha Rama.

Top Channel