Rama inspekton punimet në kopshtin e shkollën e dëmtuar nga tërmeti në Kamëz

13/11/2020 11:54
Kryeministri Edi Rama në Kamzë

Ministrja Ogerta Manastirliu dhe kreu i OBSH-së, Hans Kluge ndodhen në spitalin Infektiv gjatë ditës së sotme, ku janë takuar me mjekët dhe infermierët.

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme një nga kopshtet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Kamëz dhe shkollën dhe shkollën “ Jashar Hoxha”.

Kopshti i fëmijëve “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan është në punime e sipër pasi u dëmtua vitin e kaluar.

“INDËRTOJMË BASHKË Kamëz – Aty ku merr po formë një nga kopshtet më të bukur të Shqipërisë, “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, pas rrënimit nga tërmeti të karakatinës së vjetër”, shkruan Rama

Shumë bukur, faleminderit, e keni qarë”, u ka thënë Rama punëtorëve.

Rama në Kamëz inspektoi edhe punimet në lagjen e vjetër të silikateve, ku s’ishte vënë dorë kurrë që nga koha e komunizmit, ku po realizohet një projekt urbanizimi

Top Channel