Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kërkon respektimin e distancimin social, masat e higjienës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.
Ndër të tjera kërkohet dezinfektimin e objekteve që prekim dhe duhet të shmangim shtrëngimin e duarve.
“Parandaloni përhapjen e COVID-19. Respektoni distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.
Dezinfektoni objektet që prekni dhe shmangni shtrëngimin e duarve. Mbroni shëndetin dhe mos e ulni asnjë moment vigjilencën për zbatimin e rregullave me qëllim frenimin e përhapjes së infeksionit”, apelon Ministria.
https://www.facebook.com/MinistriaeShendetesisedheMbrojtjesSociale/posts/3240053712772350
Top Channel