Më në fund, Matthew Perry jep datën, ja kur do të shohim ribashkimin e “Friends”

13/11/2020 16:41

Prej vitesh, fansat e serialit “Friends”, një prej më të famshmeve të të gjitha kohërave, kanë kërkuar një ribashkim të aktorëve.

E me sa duket, tashmë dëshira e tyre do të bëhet realitet dhe tani kemi një datë.

 Lajmin e mirë e ka bërë të ditur Matthew Perry, i cili luan rolin e Chandler Bing.

Me një shënim në Twitter, ai shkruan se aktorët do të jenë në shesh xhirim në mars të 2021.

“Ribashkimi i “Friends” është planifikuar në fillim të muajit mars. Duket se do të kemi një vit të ngarkuar. Fiks ashtu siç më pëlqen mua”, shkroi ai.

Top Channel