Lojtarët e Kosovës i bashkohen nismës së bashkisë së Tiranës

13/11/2020 15:38

Disa nga futbollistët e ekipit Kombëtar të Kosovës iu bashkuan nismës së mbjelljes së pemëve në Tiranë.

Rrahmani, Shala, Haliti dhe Zv. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bakir Burri, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, zgjodhën kopshtin “Nexhmije Pagarusha” në Liqenin Artificial të Tiranës, i cili e ka marrë këtë emër në nder të mbretëreshës së muzikës shqiptare.

Sink: “Është një bekim shumë i madh sot! Jam me vëllezërit e ekipit të Kosovës, në një cep të parkut të Tiranës, që i është dedikuar të madhes Nexhmije Pagarusha. Ajo, edhe në ditët e fundit të jetës, – si dikush që është nderuar, është respektuar, është vlerësuar në Tiranë, – e kishte lënë amanet ta vazhdonim mbjelljen e pemëve. Fatkeqësisht, nuk arriti ta mposhtte atë sëmundje dhe të ishte vetë këtu, por bashke me Sabri Fejzullahun dhe të gjithë këngëtarët e Kosovës, projektuam dhe mbollëm këtë kopësht brenda parkut, të cilin e emërtuam ‘Nexhmije Pagarusha’”.

“Jemi shumë të lumtur që po ndihmojmë për t’ia arritur qëllimit që la si amanet diva shqiptare e muzikës, Pagarusha, për të mbjellë një pemë në Tiranë. Jam shumë i surprizuar nga kryetari i Bashkisë, që e ka çuar në fund amanetin, që ndoshta shumë pak shqiptarë mund ta dinin. Është një gjest shumë i madh”, tha Amir Rrahmani.

Kryebashkiaku shtoi se tani që futbollistët lanë shenjën e tyre në Tiranë, kanë edhe një arsye më tepër për ta vizituar atë.

Top Channel