Në konferencën e sotme për shtyp presidenti Ilir Meta foli për projektligjin e metrologjisë për të cilin dje i ka dorëzuar SPAK-t një material voluminoz me anë të të cilit kërkon që të nisin hetimet për të.

Meta u shpreh se: “Po theksoj rëndësinë e mosmiratimit të një ligji të tillë që dëmton rëndë të gjithë qytetarët. Duhet ndjekur penalisht hartuesit dhe propozuesit që marrin iniciativën për të çuar në majat më të larta korrupsionin legjislativ.

Në jetën e përditshme qytetarët përballen me shumë probleme. Përmes shërbimit metrologjit shteti garnanton që i gjithë shërbimi të jetë i kontrolluar.

Kuvendi miratori një ligj të nri që e koncensionon shërbimin metrologjik nga duar të shtetit te të privatit.

Ai synon të ligjërojë një skenë për qëllime klienteleiste. Përmes këtij ligji shteti heq dorë tërësisht nga një shërbim publik. Qeveria i propoon kuvendit që t’i japë me ligj të drejtën e të gjithë instrumentave matës të hidrokarbureve.

Ky ligj:

– shmang konkurrencën e lirë;
– dëmton interesin publik;
– cenon interesat e shtetasve dhe të konsumatorit;
– cenon financiat publike;
– krijon shteg për abuzim me të drejtat e konsumatorit në tërësi;
– mbart rrezikun e prodhimit të kostove shtesë për një shërbim që duhet të kryhej nga shteti;
– ligjëron ekskluzivitetin e ushtrimit të shërbimeve publike nga subjekte të caktuar privatë duke krijuar vetë ligjvënësi monopole, në cenim të tregut të lirë e konkurrues;
– është tregues se si ligjvënsi nuk ushtron më veprimtarinë dhe vendimmarrjen në mbrojtje të interesit publik, por është orientuar në mbrojtje të një pakice subjektesh private”.

Vijon…

Top Channel