Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme, ku njëri prej tyre  i shpallur në kërkim, ndërsa është vënë nën hetim një 41-vjeçar.

K. S., 49 vjeç, banues në Gramëz, Krujë u arrëstua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2019, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

I arrestuari i dytë është J. B., 30 vjeç, banues në Fier, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, në ambientet e DVP Durrës. Ndërsa është vënë nën hetim K. R., 41 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë në dyqanin e tij u konstatua se tregtonte paketa cigaresh të markave të ndryshme, pa pullë fiskale.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës/ Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Ndalohet një person i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin K. S., 49 vjeç, banues në Gramëz, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2019, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasin J. B., 30 vjeç, banues në Fier, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, në ambientet e DVP Durrës.Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht shtetasin K. R., 41 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë në dyqanin e tij u konstatua se tregtonte paketa cigaresh të markave të ndryshme, pa pullë fiskale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA