“Drejtësi për viktimat e luftës”/ Rrëfimi i Besnik Hotit, humbi të afërmit në masakrën që bënë serbët

13/11/2020 15:27

Për 20 vjet, Besnik Hoti është në kërkim të drejtësisë për tri gjenerata që u shuan nga forcat paramilitare serbe në masakrën e Krushës së Madhe.

Në marsin e 99-ës, forcat serbe hodhën granatën në drejtim të vëllait Kreshnikut atë botë 14 vjeç, babait, Fahredinit me snajper dhe malltretuan fizikisht gjyshin Shemsedinin, i cili ndërroi jetë rrugës për në Kukës, me të marrë lajmin se djali dhe nipi iu vranë.

Por, ashtu sikur Besniku edhe rreth 13 mijë familjarëve të tjerë që u janë vrarë e zhdukur familjarët e tyre ju është pamundësuar ndjekja e kryerësve të krimit qoftë përmes drejtësisë vendore apo ndërkombëtare, pasi që në vërtetimet e lëshuara nga Zyra e Ekzaminimit Mjekësor në kuadër të Departamentit të Drejtësisë së Misionit të OKB-së për Kosovë, UNMIK, nuk tregohen shkaqet e vdekjes.

Besniku thotë se emrat e kryerësve të masakrës janë lehtë të identifikueshëm.

Me gjithë dëshmitë e shumta, deri më tani janë dënuar vetëm 4 serbë për krime lufte, ndërsa 35 shqiptarë.

Nga kjo luftë, serbët llogaritet të kenë vrarë rreth 13 mijë shqiptarë, dhunuar 20 mijë gra e burra dhe zhdukur mbi 1 mijë e 600 persona.

Alberta Hashani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA