Covid shkakton 932 vdekje të tjera në Francë, infektohen mbi 23 mijë persona

13/11/2020 22:35

Francë- 23,794 persona të tjerë janë infektuar me Covid-19 në të gjithë Francën gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë bilanc tragjik është shënuar edhe për vdekjen, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 932 viktima.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Francë, 456 persona kanë humbur jetën në spital dhe 476 persona të tjerë kanë humbur jetën në banesat për të moshuar.

Në Francë, raporti i fundit i  siguruar nga autoritetet shëndetësore në lidhje me  pandeminë Covid-19 , raporton të paktën 1,922,504  raste të konfirmuara (+23,794)  dhe  43,892  vdekje në total .

Shkalla e riprodhimit R të virusit aktualisht është në 0.93 dhe ka një rënie prej rreth 16% në pranimet e kujdesit intensiv sipas Jean Castex .

Top Channel