Kampioni aktual i Premier Ligës Liverpooli, këtë edicion nuk po ka fat me mungesa të lojtarëve. Deri tani gjatë këtij sezoni i kanë munguar 13 lojtarë për arsye të lëndimeve ose të virusit Covid-19.

Tani “Të Kuqtë”, përmes një komunikate zyrtare kanë konfirmuar se ylli egjiptian Mohamed Salah ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe sipas protokollit, ai menjëherë do të hyjë në vetë-izolim për dy javë në shtëpinë e tij.

Lista e mungesave të lojtarëve të formacionit bazë vetëm është duke u rritur, ku Klopp për momentin nuk mund të llogarisë në shërbimet e Van Dijk, Joe Gomez, Alexander-Arnold, Fabinho, Thiago dhe së fundmi raportohet se edhe mbrojtësi Robertson ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së mbrëmshme me Kombëtaren e Skocisë kundër asaj të Serbisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA