“Ndihem si në shtëpi”/ Nga tava e dheut te ‘avash-avash’, Rolando Maran rrëfen jetën në Shqipëri: Ja çfarë më ka impresionuar më shumë 14/09 12:44
Crisitano Ronaldo është i fokusuar vetëm tek kontrata aktuale e tij tek Juventusi, dhe nuk është i interesuar për një rikthim të mundshëm tek Manchester United.
Siç është raportuar ditëve të fundit, Ronaldo ishte kontaktuar nga agjentët e “Djajve të Kuq” dhe spekulohej se është i gatshëm të kalojë në Premier Ligë, por “AS” raporton se portugezi nuk është i interesuar për një rikthim në “Old Trafford”.
Agjentët e Ronaldos kanë thënë se ai është i interesuar vetëm për kontratën e tij aktuale me Juventusin, e cila skadon në vitin 2022 dhe se për momentin është i fokusuar vetëm për “Zonjën e Vjetër”.
Top Channel