Nis prodhimi për makinën fluturuese, ja kur do të dalë në treg
Kërkuesit britanikë kanë analizuar një seri filmash të Hollywood për të parë se cilat aktore preferojnë të zhvishen në të brendshmet e tyre duke treguar sa më shumë mish para kamerave.
Janë shumë aktore të suksesshme që nuk e kanë problem të zhveshurin por disa prej tyre spikasin pasi nuk humbasin asnjë rast për ta bërë.
Kërkuesit e rrjetit ‘Bingo Sites’ ndoqën rreth 27 orë filma me sekuenca lakuriqësie, duke studiuar aktore të reja e me të vjetra, që nga Margot Robbie te Megan Fox.
Ata zbuluan se 30 vjeçarja Robbie ishte xhiruar në të brendshmet e saj në më shumë se gjysmën e filmave ku kishte luajtur.
Që prej personazhit Harley Quinn deri te shtëpiakia seksi e filmit “Ujku i Wall Street”, ajo është shfaqur për një total prej 4 minutash totalisht e zhveshur në ekran.
Megan Fox gjithashtu njihet për paraqitjet e saj sensuale e provokuese, teksa fitoi famën me serialin Transformers, ku ajo luante vajzën e prapë, hajdute makinash Mikaela Banes.
Aktorja 23 vjeçare është shfaqur në të brendshme në rreth 50 përqind të filmave ku ka luajtur.
Pas tyre duket se vjen akorja Joey King e cila është zhveshur shumë herë në të brendshme, por një nga rastet më të sikletshme duhet të jetë kur ajo u detyrua ta bëjë para të ish-të dashurit të saj Jacob Elordi, teksa luante me të në filmin ‘Kissing Booth’.
Aktorja ka thënë se skenat e filmit të rrjetit Netflix me ish-të dashurin ishin “të rënda” e “të vështira”.
Pas Joey me shifrën 50 përqind është ylli i Hollywood, Jennifer Love Hewitt.
41-vjeçarja mbahet mend kur ka thënë më parë se gjokset e saj të famshme vlejnë 4 milionë dollarë, teksa shfaqet e zhveshur në më shumë se gjysmën e filmave të saj.
Duke zbritur më poshtë në listë me 36 të kohës së zhveshur në ekran, është aktorja 34-vjeçare Alexandra.
Bukuroshja është zhveshur tërësisht në filmin e ri ‘Lost Girls & Love Hotels’, ku ajo luan rolin e një mësueseje anglishteje në Tokio.
Ajo ka dhënë gjithashtu një paraqitje joshëse me aktorin Zac Efron në filmin e vitit 2017, Baywatch.
Galeria e meposhtme ilustron zbulimet …
Top Channel