“Xhaxhai”/ Firmoset ekstradimi për shqiptarin që dyshohet se “luan fijet” e Ndragheta-s në Shqipëri e Ballkan

12/11/2020 12:00

Bujar Sejdinaj, një prej më të kërkuarve në Itali, me kodin e kuq të rrezikshmërisë i arrestuar në Shqipëri në korrikun e këtij viti do të ekstradohet në Itali, atje ku dhe janë ngritur akuzat për të.

Pas shumë procedurash nga të dy vendet, më në fund është firmosur urdhri për ekstradimin e Sejdinajt në Itali, shqiptari i njohur me pseudonimin “xhaxhai” dhe që dyshohet se është pjesëtar i “Ndragheta”-s, organizatës së famshme mafioze në Itali.

Pasi ka shqyrtuar të gjitha dokumentet, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për ekstradimin nga Tirana në drejtim të Romës të këtij personazhi që dyshohet të jetë “njeriu që luan fijet e Ndragheta-s në Shqipëri e Ballkan”.

Sejdinaj u arrestua gjatë një operacioni të shtrirë në disa vende si Kosta Rika, Argjentinë, Itali e Shqipëri pasi pati negocime për blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë. Gjashtë persona u arrestuan, mes tyre Bujar Sejdinaj dhe bashkëpunëtori i tij Adrian Cekini, të dy nga Elbasani. Sejdinaj ka dëshmuar se nuk ka lidhje me Ndrangheta-n, pasi është marangoz dhe vetëm një herë ka shkuar në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA