Situatat e ditëve të fundit, kanë akumuluar shumë emocione tek Sindi. 22-vjeçarja, ishte tepër e mërzitur me opinionistin Konomi si edhe me disa nga konkurrentët.

Sipas saj Arjoni e ka bullizuar duke thënë se i vjen “gjynah” që ajo ende nuk ka provuar dashurinë. Sindi u shpreh se nuk ka përse ndonjë të ndjejë keqardhje për të, sepse ajo është vetëm 22-vjeçe dhe ka arritur disa gjëra në jetë. Ndërkohë, debati i saj u zhvendos tek Tea, e cila sipas Sindit ka thënë se e ka përmendur “virgjërinë” për vëmendje. 22-vjeçarja theksoi se nuk deklaratat nuk i ka bërë për vëmendje, por qëllimi i saj parësor ka qenë të tregohej e sinqertë me publikun.

Sidni: Arjani dinë t’i japi mirë ligjëratat, por Arjani është i pari këtu që më ka bullizuar e ka thënë që më vjen gjyhnah. Ti ke thënë keqardhje, përse të vjen keq për mua, sepse unë eksperiencën e bëj që sot. Të vjen keq për gjysmën e popullsisë që është si unë. Duhet të kërkosh falje publike Arjan Konomi. Jam unë për mëshirën tënde. Kujt ia kam marrë jetën borxh unë që të ndjesh ti mëshirë. Unë jam vajzë me katër gjuhë të huaja dhe do të publikojë librin tim të parë. Sa prej jush 22-vjeçe kanë arritur kaq shumë.

Tea: Çfarë thash unë që nuk më pëlqeu tek ty ishte fakti që the ishe krenare për veten tënde dhe unë jam e lumtur që je krenare e ke këtë të drejtë. Por në momentin që thua që unë jam krenare për veten time kështu siç jam. Nuk mund të thuash që nuk më pëlqen që njerëzit më vlerësojnë për këtë.
Sindi: Ti më the mua që unë e kam përmend virgjërinë për vëmendje. Po ti për çfarë dole në publik për operacionin. Përse dole dhe tregove për familjen.
Ana: Ti e ke keqkuptuar Tean.
Sindi: Unë që në momentin që kam hyrë kam qenë e sinqertë për çdo pyetje që më është bërë. Ju luani lojëra të dyfishta. Ju bëni lojë për publikun.
Ana: Unë jam për veten time, m’ba gojën. Unë e kam shumë të shpejtë familjen.
Arjani: Dashuria është gjëja më e bukur në jetë. Me këtë tipin që ke ti të janë larguar të gjithë djemtë, prandaj nuk ke krijuar një lidhje.
Sindi: E dinë gjë ti jetën time personale?

Top Channel