457 vdekje janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Iran, duke e cuar numrin total në 40.121.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 11.517 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 726.585.
Lari shtoi se 5.614 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 541.566.
Pasi informoi se deri tani në vend janë kryer 5.384.988 teste, zëdhënësja Lari vuri në dukje se të gjitha 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”.
Në të gjithë Iranin u mor vendimi për mbylljen e bizneseve që nuk janë të detyrueshëm të jenë hapur në 25 qendra rajonale dhe në 89 qyteza. Në anën tjetër u ndaluan hyrjet dhe daljet nga qendrat e 25 rajoneve.
Top Channel